Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me delegacionin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, kryesuar nga drejtori Bekim Hoxha.
 
Denaj bëri të ditur se, delegacioni nga Kosova është nisur posaçërisht nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në reagim të shpejtë të sigurisë dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve tona.
 
“Zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjit, informalitetit dhe cenimit të standardeve të sigurisë ushqimore. Vëmendje të shtuar për luftimin e çdo praktike abuzuese për konsumatorët e të dy vendeve”, tha Denaj.
 
“Kemi ngritur grupet e punës për të adresuar çdo sfidë mbi çështjet e importeve dhe eksporteve të produkteve ushqimore si dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale të fokusuar kryesisht mbi problematikat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas”, tha ajo./ata