Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat ku ka dënuar sulmin e rëndë ndaj punonjësit të ndërmarrjes së kanalizimeve në Patos.

 

Gjatë fjalës së tij nuk ka kursyer akuzat e drejtuara ndaj kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste.

 

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryeministrit, i cili ka thënë se nuk do të kërkonte bashkëpunim me koalicionin “Bashkë Fitojmë” në rast se fitojnë bashki, Berisha thekson se ai ka thënë të vërtetën, pasi Ramës sipas tij nuk do t’i mbetet kohë përvec se të dorëzojë pushtetin e tij.

 

“Të garantoj që pas 14 majit Rama në këtë rast po thotë të vërtetën se pas 14 majit nuk do ti mbetet kohë Ramës të bashkëpunojë me njeri përvec se të dorëzojë pushtetin e të shkojë në punët e tij. Ky është fundi. Rama po e ndjen, po e kupton”, tha Berisha.