Ish-deputeti Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Berat, u shpreh se dosja 5D, ku u vendosën në pranga drejtorë të Bashkisë Tiranë, është e shtrirë në çdo bashki të vendit. Këlliçi tha se ajo që po ndodh sot në vend është kriminalizimi total i pushtetit qëndror, lokal dhe i ekonomisë shqiptare. Ai tha se i sugjeron Veliajt të kthehet në të penduar dhe bashkëpunëtor të SPAK, për të shpëtuar sepse, sipas Këlliçit, Edi Rama shumë shpejt, ato deklarata që Veliaj i shkruan për drejtorët, do t’ia shkruajë vetë Veliajt.

Këlliçi shtoi se procesi që kanë nisur me rastin e Olsi Ramës, do të pasohet me dokumente të tjera që tregojnë përfshirjen e Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Ajo që po ndodh sot në vend ëhstë kriminalizimi total i pushtetit qëndror, lokal dhe i ekonomisë shqiptare. Majfton të shihni dosjen famoze 5D në Tiranë, ku 5 drejtorë të Erion Veliaj janë mbledhur bashkë me porosi të këtij të fundit. Arsyeja pse po i mbron është shantazhi që i ka ardhur nga skutat e qelive ku kanë shkuar sot drejtorët. E kanë pasur qëllim vjedhjen e taksave tona, i kanë futur këta drejtorë, i kanë hapur kompanitë, kanë vjedhur paratë me të cilat pastaj kanë blerë vota, e kanë bërë në Tiranë, Berat dhe në çdo qark të Shqipërisë, dhe tani janë peng i tyre. I sugjeroj Erion Veliajt që shumë shpejt të kthehet në të penduar dhe bashkëpunëtor të SPAK, për të shpëtuar lëkurën sepse Edi Rama shumë shpejt, ato deklarata që Veliaj i shkruan për drejtorët, do t’ia shkruajë vetë Erion Veliajt.

Ju garantoj që në procesin që kemi nisur për çjerrjen e maskës së qeverisë ku spilat rikthimi i një denonimi shumë të fortë, asaj të përfshirjes në laboratorin e Kokainës së Xibrakës, të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, do të shoqërohet me dokumente të tjera që tregojnë përfshirjen e Erion Veliajt dhe shpurës së tij në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferën e 5D që është e shkrirë në çdo bashki, këta këtë skemë kanë ngritur dhe do të kulmojë në betejën tonë elektorale që do ta fitojmë. Do të fitojmë me ju dhe të rinjtë e Beratit, që ka potencial i jashtëzakonshëm por grabitet nga Bashkia dhe pushteti qendror.