Gazetari shqiptar dhe themeluesi i “PortaliX”, Furkan Saliu është arrestuar këtë të diel nga Njësia Speciale e policisë në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare-FK Kumanova në Ligën e Tretë të vendit.

Ende nuk bëhen të qarta arsyet e arrestimit të tij.

“PortaliX” konsideron se veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe “tentim qyqar” për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX.