Pas marrëveshjes të nënshkruar nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni, ishte planifikuar që qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër të hapeshin në datën 1 gusht të vitit 2024.
“Të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti i vitit 2024”, tha Meloni në 5 qershor 2024, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Euronews Albania përmes gazetarit Thimi Samarxhiu i është drejtuar fillimisht zotit Andrea Arnaldo, këshilltarit të kryeministres Giorgia Meloni për t’i kërkuar një përgjigje zyrtare nëse qendrat në Gjadër e Shëngjin do të jenë funksionale në datën 1 gusht.
Arnaldo na ka adresuar te Ambasda Italiane në Shqipëri si institucioni përgjegjës, për të marrë një përgjigje se kur do të jenë funskionale qendra e Shëngjinit e cila ka përfunduar dhe qendra e Gjadrit.
Dje ka ardhur kjo përgjigje zyrtare që thotë:
“Për shkak të valës së të nxehtit gjatë verës është vendosur që të ndërpriten punimet për ndërtimin në Gjadër gjatë orëve gjatë ditës, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve. Kjo gjë mund të ketë zgjatur kohën, por është duke u punuar që të happen qendrat sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Italiane.
Pas një komunikimi tjetër telefonik me Ambasadën e Italisë në Tiranë ku i është kërkuar nga Euronews Albania të parcaktojnë datën kur do të hapen këto qendra, përgjigja ka qenë ‘brenda disa javëve’, duke mos specifikuar periudhën se kur këto qendra do të jenë efektive.
Pra përgjigja e Ambasadës ka qenë që në 1 gusht qendrat nuk do të jenë funksionale. Po ashtu na është njoftuar se Ambasda Italiane do të organizojë nesër një vizitë në Shëngjin dhe Gjadër, për të parë se në ç’pikë kanë arritur punimet.
Pra siç e thamë më lart, ekskluzivisht për Euronews Albania qeveria e Italisë dhe Ambasda Italianë kanë konfirmuar se këto qendra nuk do të hapen nesër dhe as në datën 10 gusht./EuroNews