Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi 40 ditë deputetin Edi Paloka, kurse deputetin tjetër Petrit Doda me 20 ditë.

Masat disiplinore u morën pas kërkesë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për dy deputetët e opozitës.

PS kërkoi masë disiplinore për Palokën pasi dogji Rregulloren, ndërsa për Dodën për hakërrim dhe fyerje ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Seanca plenare e së enjtes u shoqërua sërish me tension, ku deputetë të opozitës përdorën zhurmues dhe nuk lejuan vijimin normal të punimeve./ata