Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Në takim u diskutua për strategjinë e bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe progresin e projektit PACEP për modernizimin e funksioneve dhe shërbimeve të Kuvendit.

Gjithashtu pjesë e bisedës ishte edhe ecuria e marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 tetori i vitit të kaluar.

Spiropali theksoi se, bashkëpunimi parlamentar do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona./ata