Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh se “bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë investuar që gjithçka të harrohet nga persekutimi komunist”.

Basha tha se programi i PD-së parashikon krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit.

“Për 34 vjet, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe ish-funksionarët e Partisë së Punës kanë investuar gjithçka që të harrohet persekutimi komunist. ‘Bashkëvujtës dhe bashkëfajtor’ amnistoi persekutorët dhe dënoi edhe njëherë të persekutuarit. Kjo duhet të marrë fund! Për këtë, në programin tonë parashikojmë: Krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit”, tha Basha.

Sipas tij, “historia meriton të njihet dhe fëmijët nuk mund të rriten më në errësirë, harresa nuk është rruga e duhur për Shqipërinë”./ata