Arbnor Muçolli ka shënuar golin e parë me Goteborgun në Suedi. Sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë suksesin 0-1 të tijve në transfertën e vështirë me Kalmar, kjo për javën e tretë të sezonit.

Muçolli ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe goli për të ka qenë një lojë fëmijësh, duke e nisur mbarë sezonin. 24-vjeçari ka kontratë deri në 2026 me suedezët, ndërsa është i preferuar edhe nga Sylvinho.

Trajneri i Kombëtares i dha minuta sulmuesit anësor në miqësoret e marsit, me Muçollin që bindi dhe ishte një "piston" në krah, gjithashtu u dallua edhe për krosime të sakta dhe të rrezikshme.