Falë programit “EU4Muncipalities” të rinjtë e Pukës tani kanë një qendër të re Inovacioni, ku ata mund të mësojnë aftësi sipërmarrëse dhe komunikuese në TIK, si dhe një qendër sportive dhe palestër të rinovuar të gjimnazit “Migjeni”, ku përfitojnë mbi 800 nxënës.

Lajmin e ka dhënë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, i cili thekson se këto nuk janë vetëm ndërtesa të zakonshme, por janë vende kyçe për të rinjtë që të angazhohen në sport, të mësojnë dhe të rriten si duhet.

Duke investuar në këto objekte, BE-ja po investon në shëndetin dhe mendjen e brezave të rinj, bën të ditur Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë./ata