Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh sot se Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.

Basha përmes një reagimi në rrjetet sociale, tha më tej shprehet se Meta është njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për të fuqizuar Edi Ramën, ndërsa vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Sipas Bashës, distancimi nga kreu i PL-së dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për t’u ndarë nga korrupsioni.

“Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për t’u ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj”, u shpreh ai.

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës të Ilir Metës, i cili gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë së Lirisë akuzoi si Bashën për marrëveshjen e detit me Greqinë./ata