Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përshëndeti sot vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi tha se ky vendim i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale

“Urime Kosovë!”, shkruan Bardhi. “Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj."/ata