Pas 29 vitesh Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Europës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në X, ku falenderon Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesin për Shqipërinë Iounut Stroe.

Shqipëria është vlerësuar nga Këshilli i Europës për progresin e bërë këto vite. Raporti ka vlerësuar si të suksesshëm ecurinë e reformës në drejtësi. Gjithashtu është vlerësuar trajtimi i minoriteteve në vend si dhe grupeve vulnerabël, por pa harruar edhe përparimin në demokraci.

Shqipëria është anetaresuar në KiE në 13 Korrik 1995 dhe është në procedurë monitorimi që atë vit. Që nga viti 1995 deri më sot janë miratuar 6 raporte monitorimi (1997, 2000, 2004, 2007, 2010, 2014), ndërkohë që çdo vit mes raporteve janë miratuar Nota informuese vjetore.

Tre çështje shqetësuese të ngritura pothuaj në çdo raport kanë qenë kryesisht të lidhura me të drejtat e minoriteteve, korrupsioni dhe sistemi drejtësisë tepër i dobët.

Reagimi i Ministrit Hasani:

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.

1713379100_kie.JPG