Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi sot kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
“Urimet më të përzemërta për mikun tonë, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe për partinë tonë simotër HDZ, për fitoren e zgjedhjeve parlamentare”, shkruan Basha në një reagim në platformën X.
Basha theksoi se, “kjo është një fitore edhe për Shqipërinë dhe vendet e rajonit që aspirojnë integrimin në BE, pasi Plenkoviç është mbështetës i fuqishëm i aspiratës tonë për t’ju bashkuar familjes evropiane”.
“Nën udhëheqjen e Plenkoviç, Kroacia është një kontributore e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë”, nënvizoi Basha./ata