Shkolla e mesme e bashkuar “Muhedin Sherifi” në Librazhd është një tjetër shkollë që i shtohet infrastrukturës së rilindur të arsimit në vend.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i investimeve në këtë shkollë, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit.
Kryeministri theksoi se shkolla e Mesme e Bashkuar, “Muhedin Sherifi” në Librazhd, do të ofrojë shumë shpejt kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit.
Investimi në shkollën e mesme të bashkuar “Muhedin Sherifi” në Librazhd do të sigurojë ambiente bashkëkohore me klasa të reja, bibliotekë, palestër dhe laboratorë./ata