Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim me kolege dhe kolegë të administratës publike që janë rikthyer përgjatë viteve nga përvojat studimore apo profesionale jashtë, për të kontribuar në sektorin publik.
Ministrja Pirdeni tha se në takim u diskutua mbi planin e rienergjizimit për transformimin e mëtejshëm të administratës publike, i cili nisi me reformën e pagave dhe transformimin e mëtejshëm të administratës, dhe do të vijojë me ritme të shpejta.
Ajo theksoi se qeveria e ka vendosur theksin tek meritokracia dhe modernizimi, si kushte të domosdoshme për të tërhequr gjithnjë e më shumë të rejat dhe të rinjtë që aktualisht ndodhen si brenda edhe jashtë vendit dhe duan të japin kontributin e tyre për Shqipërinë Evropiane./ata