Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në episodin e 13, të Podkastit “Flasim”, drejtuesin e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës, ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mark Marku të titulluar “Kur djalli s’është ai që duket”.

Pedagogu Marku rrëfeu rrugëtimin e tij në gazetari, por edhe në politikë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pedagogu Marku fitoi në Lezhë mandatin e deputetit, por e dorëzoi vetëm pak muaj më pas.

I pyetur lidhur me përfshirjen e tij në politikë, Marku tha se partitë janë instrumenta për njerëzit që kanë interes për të dhënë kontributi në një fushë.

“PD është strukturë e madhe, por gjëja që më bënte të besoja në rastin konkret, ishte që kjo është një strukturë që e njihja shumë mirë dhe e dija çfarë të këqijash e të mirash  kishte. Angazhim im ishte vetëm në planin intelektual”, u shpreh Marku, ndërsa theksoi se “përfshirja ime në lëvizjen e Studentëve të dhjetorit ka qEnë momenti i parë dhe i fundit i angazhimit tim romantik. Emocionalisht kam qEnë i lidhur në atë moment, një moment i ndritshëm”.

Ai u shpreh se nuk ka pasur angazhim të tipit militant me strukturat.

“Përherë kam menduar që një forcë politike i ka energjitë e brendshme, që të rishpik veten”, u shpreh ai në bisedë me kryeministrin Rama duke shtuar se “më vjen keq që disa energji shkojnë kot”.

“E shikoja Bashën, kryetarin e atëhershëm të PD-së si një format të përshtatshëm që mund të sillte diçka të re në, ata që e quanin si dobësi unë e quaja si përparësi. I thoja: Bëhu i fortë duke qenë lider i dobët duke shfaq profilin e një lideri që krijon mozaik”, vijoi Marku.

Pedagogu Marku e pyeti Ramën se: “kështu jemi mirë dhe vazhdojmë kështu, unë përgjithësisht përpiqem të mos e them asnjëherë. Unë them po, që ne mund të mos jemi më të mirët por më të mirë se ne s’ka, por jo kështu jemi mirë se nëse në momentin kur them përgjithësisht duhet të jetë kështu por unë e kam kështu, në momentin kur unë mendoj që gjëja është mirë dhe ndjehem i kënaqur me gjënë unë skam më motiv kështu që në këtë aspekt nuk jam në rrezik”.

“Është e vërtetë që ne kemi probleme patjetër se do ishte e kotë t’i mohonim dhe nga ana tjetër nëse nuk i pranon problemet atëherë jo vetëm që nuk ke shans t’i zgjidhësh, por kthehesh në rrezik sepse problemet agravohen dhe faktikisht bëhen edhe kancerogjene te pashërueshme. Por unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk e ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe kjo është dhe arsyeja që për herë të parë ne kemi një drejtësi e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Se kemi pasur ministra të pushkatuar dhe më përpara dhe kanë qenë vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’i vrarë”, deklaroi Kryeministri.

Ai shtoi se “kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi që sa është inkurajues aq është dhe fraxhil dhe garantimi i pa thyeshmërisë së këtij procesi për mua është i domosdoshëm”.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se “besoj që kemi bërë shumë gjëra pozitive në këtë aspekt dhe në këndvështrimin tim dhe duke iu referuar të dhënave, fakteve ne jemi sot komplet tjetër situatë në raport me cfarë ishim, por kjo nuk mjafton, është krejt e pamjaftueshme dhe duhet ta ngremë shumë më tepër stekën e luftës ndaj korrupsionit në të gjithë frontin jo thjeshtë tek drejtësia, por në të gjithë frontin”.

“Ky është momenti që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër, ose më saktë, njëri nga dy momentet dhe pozicioni në raport me mandatin e katërt, sepse në kushte tjera, nëse do të kisha bindjen që s’kam më, nuk varet më se a jam unë, a s’jam unë në krye të kësaj force politike dhe se disa gjëra si kjo ose diçka tjetër si plotësimi i atij mozaikut që i kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, me turizmin, me ngritjen e nivelit të gjithë industrisë së turizmit do ishin garantuara në vazhdimësi, mbase nuk do të kisha më këtë tundim”, deklaroi Kryeministri Rama./ata