Një sulm ajror ka shënjestruar selinë e grupit të milicisë Hashd al-Shaabi në provincën Babil të Irakut.
Pamjet që supozohet se lidhen me sulmin, burimi i të cilëve mbetet i panjohur, qarkulluan në platformat e mediave sociale.
Autoritetet nuk kanë lëshuar një deklaratë për sulmin e supozuar.
SHBA mohon pretendimet për kryerjen e sulmeve ajrore në Irak
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka mohuar raportet se Washingtoni ka kryer sulme ajrore në Irak, transmeton Anadolu.
"Ne jemi në dijeni të raporteve që pretendojnë se SHBA-ja ka kryer sulme ajrore në Irak sot. Këto raporte nuk janë të vërteta. SHBA-ja nuk ka kryer sulme ajrore në Irak sot", shkroi CENTCOM në platformën sociale X./aa