Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, i bëri apel sot të gjithë të interesuarve, të bëhen pjesë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “255 aplikime deri tani. Ka ende kohë për të aplikuar, ndërkohë që kemi marrë edhe disponimin e disa lektorëve të shkëlqyer ndërkombëtarë”.

Bashkëngjitur postimit Rama ka ndarë dhe linkun ku mund të aplikohet: Linku: https://docs.google.com/…/1FAIpQLScbxOvo17eYxb…/viewform Instagram: https://www.instagram.com/p/C5f25n4NDUN/…

Partia Socialiste ka hapur më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj. Në kuadrin e Rienergjizimit të partisë, pritet të regjistrohen në këtë akademi të rinjtë që duan të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë./ata