Kreu i Lëvizjes së Re politike Arian Galdini ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Përmes një video në Youtube, Galdini deklaron se situata politike është bërë interesante.

Më tej ai shton se politika e vjetër ofron të njëjtën gjë dhe se shqiptarët duhet të zgjedhin të vazhdojnë me të, apo të shohin mundësi të reja.

 

Deklarata e Galdinit:

Duket se situata u bë shumë interesante, duket se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të 2025 me rienergjitizimin e Edi Ramës, rithemelimin e Berishës, rigjallërimin e Ilir Metës, rilulzimi i Bashës ose me alternativa të reja pulitke, sfida është e Shqiptarëve.

 

A do të vazhdojmë me të njëjtën, që në çdo zgjedhje na ofrojnë fjalën ri para. Tregojnë se duan të rrinë se po riformulojnë, rithemelojnë, atë që vetë e kanë kalbur, e kanë ndyrë e bërë pis. Do të vazhdojmë me ta apo do shkojmë drejt mundësive të reja. 2025 po vjen dhe politika shqiptare po vlon për të./GazetaShqiptare