Dubai është qyteti më popullor i Emirateve të Bashkuara Arabe, i pozicionuar në juglindje të Gjirit Persik. Por sa shqiptarë jetojnë në Emirate? Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai?
Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”. Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.
Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.
Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje.
“Kemi këtu shumë biznesmenë dhe afaristë që kanë 150 punëtorë, sikur biznesmeni i njohur nga Elbasani, Briken Ndoja. Në Dubai kemi biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit.
Njëri ndër ta është edhe Albert Leka i cili ka kompani në Doha të Katarit, Filipine, Poloni dhe Amerikë. Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50.
Prostitucioni modern…
Ato janë të reja, të bukura, të kualifikuara ose jo të arsimuara. Pika e tyre e përbashkët është e qartë: Disa prostituojnë për të siguruar jetesën, shumica janë për t’u pasuruar lehtë dhe më shpejt. Numri i prostitutave është më i lartë nga vende si Rusia, Ukraina dhe Serbia.
Por nuk mungojnë as shqiptaret. Mësohet se mbi 500 prostituta shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshne, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës. Në qershor 2023, Reuters publikoi një investigim të titulluar “Si tortura, mashtrimi dhe mosveprimi mbështetësin industrinë e lulëzuar të trafikimit të seksit në Dubai”. Me dëshirë ose jo, ato janë të detyruara të prostituojnë në shtëpi publike, rrugica, bare, hotele e klube nate.
Disa prej tyre kërcënohen “se do t’i vrasin dhe do t’i hedhin në shkretëtirë” nëse nuk binden. Ato që nuk fitonin mjaftueshëm para dyshohet se u dërguan në një dhomë, ku vëllai i Christy Gold i ndëshkonte duke i lënë pa ngrënë dhe i dhunonte. Emiratet janë një destinacion kryesor për trafikimin e seksit, ku gratë prostituohen nga rrjete të paligjshme.
Sipas një raporti të Carnegie Endowment, rritja e prostitucionit në Dubai mund t’i atribuohet disa faktorëve: pabarazitë ekonomike, zbatimi i dobët i ligjit në disa vende, tërheqja që po i bëjnë Emiratet popullsive të ndryshme, duke u hapur dhe rritur çdo ditë e më shumë./ LeCanton27