Nga Durrësi, në Kurbin të rinjtë dhe fëmijët energjikë të Qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në këto dy bashki, iu bashkuan fushatës ndërgjegjësuese në Ditën Ndërkombëtare të Tokës me mesazhin: Të kujdesemi për planetin.
 
Pikturat me mesazhe për ngrohjen globale, veprat e artit me mjete ekologjike e deri tek posterat e punuara prej tyre me materiale të riciklueshme, ishin disa nga mënyrat që fëmijët dhe të rinjtë në bashkitë Durrës dhe Kurbin zgjodhën për të përcjellë mesazhet e tyre.
 
Fushata e fëmijëve dhe të rinjve do të vijojë edhe në ditët në vijim përmes diskutimeve të hapura, aktiviteteve sensibilizuese që ata do të ndërmarrin për të përhapur fjalën e tyre në misionin e gjelbër në mbrojtje të mjedisit.
 
Aktivitetet janë pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, një iniciativë e PNUD, financuar nga USAID, i cili zbatohet në partneritet me bashkitë Durrës dhe Kurbin./ata