Delegacioni i përhershëm i Kuvendit në Iniciativën e Evropës Qendrore (CEI) mori pjesë në takimin e 2-të të Konventës Parlamentare për Forcimin e Rolit të Dimensionit Parlamentar të CEI në Romë, Itali.
Delegacioni u kryesua nga Etjen Xhafaj dhe pjesë e tij ishin deputetët Vullnet Sinaj dhe Kreshnik Çollaku.
Xhafaj u shpreh se Shqipëria si presidente e radhës e Iniciativës së Evropës Qendrore është një anëtare e përkushtuar dhe mbështetëse e fortë e CEI-t, e cila luan një rol të rëndësishëm në forcimin e dialogut politik dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Takimi në Romë me përfaqësues të parlamenteve të vendeve të CEI, konfirmoi angazhimin tonë të plotë në rrugëtimin e integrimit europian”, u shpreh Xhafaj./ata