Efektivët e repartit të “Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese” (EOD) të angazhuar në misionin e NATO-s në Letoni, po dëshmojnë çdo ditë e më shumë angazhimin e tyre në mbrojtje të interesave të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga puna që po zhvillojnë efektivët e repartit “EDO” në Letoni. Ai shkruan se angazhimi i tyre për të garantuar dhe mbrojtur interesat e NATO-s është i palëkundur.

“Efektivët tanë EOD, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni dëshmojnë çdo ditë angazhimin e tyre të palëkundur për të garantuar dhe mbrojtur interesat e Aleancës së NATO-s”, shkruan Peleshi.

Shqipëria prej 15 vitesh është anëtare e Aleancës së NATO-s dhe merr pjesë në dhjetra misione ushtarake në të gjithë botën. Po ashtu, në Shqipëri në muajin mars u çel baza ajrore e NATO-s në Kuçovë./ata