Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mori pjesë në një vizitë studimore në Universitetin IUAV të Venecias, në Itali, në kuadër të projektit “1FUTURE”, pjesë e programit Erasmus+.
Vizita përfshiu diskutime mbi zhvillimin e qëndrueshëm, kërkimin shkencor, programet e lëvizshmërisë etj. U prezantuan praktikat novatore të IUAV në lidhje me aspektet e qëndrueshmërisë, strategji dhe plane veprimi këto që synohen të implementohen edhe në institucionet e arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ditët në vijim u zhvilluan gjithashtu takime mbi progresin e projektit, që nga vlerësimi i aktiviteteve të organizuara, detyrat, rezultatet e deri te përcaktimi i objektivave të mëtejshme.
Prezantimi i platformës “1Future” (https://www.1future-platform.com/) ishte një tjetër pikë e rëndësishme, e cila do të shërbejë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, sipërmarrjeve dhe studentëve.
Për të siguruar avantazh konkurrues më afatgjatë, është thelbësore tashmë që bizneset ta perceptojnë aktivitetin e tyre ekonomik si pjesë të shoqërisë, duke krijuar alternativa të reja dhe duke përqafuar praktikat më të mira të qëndrueshmërisë./ata