Panairi i 3-të mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor vijoi sot me programin e ditës së dytë të tij, i cili përveç të tjerave përmbante edhe promovim botimesh muzikore. Një prej tyre ishte promovimi i kolanës nga prof. dr. Eno Koço, “42 vjet regjistrim me Orkestrën Simfonike të RTSH-së”, në 18 CD, realizuar me mbështetjen e RTSH dhe bashkisë së Tiranës.
Një tjetër botim i ASHSH-së ishte “Fjalë pa nota” e akademik Vasil S. Tole, si dhe “Koncert për violinë dhe klavil”, po nga akad. Vasil S. Tole.
Botimet u paraqitën nga prof. Lorenc Radovani, dr. Edmond Buhara dhe akad. Vasil S. Tole.
Ndërkohë në sallën “Aleks Buda” u promovua sot botimi i shtëpisë botuese Toena, Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet e objektet e kultit)” me autor Fatmir Toçin.
Gjate promovimit morën fjalën prof. dr. Rami Memushaj, akad. Shaban Sinani, akad. Pëllumb Xhufi, prof. Neritan Ceka, si dhe vetë autori i librit./ata