Përgjatë muajve maj dhe qershor, Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste do të zhvillojë takime me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Rama bëri të ditur sot se turi i takimeve do të nisë së shpejti me synim “rienergjizimin e diasporës për Shqipërinë 2030”.

“Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa informon për këtë tur takimesh.

Kryeministri Rama njëherësh kryetar i PS-së pritet të zhvillojë takime me komunitetet shqiptare në Athinë, Milano, Londër dhe Mynih./ata