Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot takim me Presidentin Bajram Begaj.

Takimin e bëri të ditur Spiropali në rrjetet sociale ku theksoi se bashkëpunimi mes Institucionit të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, vendosur në kontekstin e balancës mes pushteteve si elementi më thelbësor që garanton avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në proceset transformuese dhe integruese, ishin disa nga piketat e takimit me Presidentin Begaj.

“Zhvillimet e standardeve të transparencës, llogaridhënies, debati konstruktiv, edukimi për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare dhe trajtimi me profesionalizëm i çdo nisme me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, është detyrë dhe garanci e shtuar për politika gjithmonë e më të mira”, u shpreh Spiropali./ata