Tenderi i parashikuar për të ndërtuar godinën e re të bashkisë së Kamzës që drejtohet nga socialisti Rakip Suli në mandatin e tij të dytë, është anuluar.
Projekti ishte parashikuar të ndërtohej në truallin e stadiumit të qytetit, por në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike është njoftuar anulimi me argumentin se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme.
Tenderi me vlerë mbi 8 milionë lekë u hap më 11 prill të këtij muaji, ndërsa parashikohej të mbyllej më 22 prill.
Ndërtimi i cili parashikonte një godinë 4 katëshe, me 1 nëntokë dhe 3 mbi tokë, ishte njoftuar nga vetë kryetari i bashkisë Rakip Suli në dhjetor të 2023-shit, në një prej mbledhjeve të këshillit bashkiak të Kamzës./Shqiptarja