Kryeministri Edi Rama priti sot një grup studentësh të Universitetit të Stanfordit, që po vizitojnë Tiranën.

Takimi me studentët e Stanford u zhvillua në ambientet e Qendrës për Hapje e Dialog (COD) në Kryeministri.

Universiteti Stanford në Kaliforni konsiderohet një prej institucioneve më prestigjioze të arsimit të lartë në botë, me pozicionet më të larta në shumë rankime të universiteteve në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe kërkimi shkencor vijon të mbetet prioritet i politikave në fushën e arsimit.

Ndaj, Ministria e Arsimit dhe Sportit është angazhuar për thellimin e procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe krijimin e një oferte më tërheqëse për studentët vendas, por edhe ata të huaj.

Ndërkombëtarizimi i universiteteve i shërben studentëve shqiptarë që të marrin një diplomë me të njëjtën vlerë si në universitetet europiane e më gjerë./ata