Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ku kanë diskutuar mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Begaj tha gjatë takimit se mbështetja e Parlamentit Europian për Shqipërinë është e rëndësishme për arritjen e objektivave të vëna në kuadër të procesit të negociatave.

 

Duke u ndalur tek zhvillimet e reja gjeopolitike, pas agresionit rus në Ukrainë, Kreu i Shtetit nënvizoi, se Shqipëria do të mbetet një partner i besueshëm në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe do t’i bashkohet gjithmonë vendimeve e qëndrimeve të unionit.

 

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat specifike me të cilat po përballet ky rajon dhe vendet e tij, veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike.