Prej orës 09:00 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vijon të jetë në SPAK. Ai gjithashtu do të dorëzojë të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, siç e paralajmëroi në një intervistë në Report Tv të dielën e 28 prillit 

Gjatë intervistës për Report Tv Veliaj paralajmeroi se do paraqitet ne SPAK dhe do të dorëzojë të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Veliaj shoqërohet nga drejtori i PR, Aurel Borici dhe nga Alban Dokushi drejtori juridik.

Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 09 me 10 se kishte dhe një seancë përpara.

Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Të gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së që u rrëzua dhe ishte nisur nga ish bashkia me 37 euro/ ton,  dhe sesi ky proces ishte komplet gjë tjetër e pakërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe IFC dhe besoj kjo u sqarua.

Sigurisht u thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka sjellë dhe disa prova të tjer, mu kërkua që të mos i ndaj me gazetarët. Sigurisht do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time.

Ndihem vërtet mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Unë i pari ndihem i lehtësuar se pata mundësi të them fjalën time. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak" u tha Veliaj gazetarëve që po prisnin para prokurorisë së Posaçme. 

Veliaj shoqërohet nga drejtori i PR, Aurel Borici dhe nga Alban Dokushi drejtori juridik.

Në një intervistë dhënë të dielën e 28 prillit për Report Tv Veliaj paralajmëroi se do paraqitej në SPAK  ku do të dorëzonte të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Per inceneratorin e Tiranes është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun,

Prokurori Dritan Prençi pritet brenda muajit maj të vendosë lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës nëse do e dërgojë për gjykim.

Prej 1 gushtit 2023, impianti i trajtimit te mbetjeve ne Tirane eshte ne sekuestro me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO. Sipas SPAK rezultoi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri ishin pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 fitoi kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH. Sipas SPAK  dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Ebasan dhe Fier.

Në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes urdhërave për arrest me burg ishte dhe emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes e Bledar Karolin. Urdhërat e arrestit prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.

Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim./Shqiptarja