Është mbledhur sot Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

E para që nisi fjalën në këtë aktivitet ishte zëvendëspresidentja e PL-së, Erisa Xhixho theksoi se shqiptarët po përballen me një regjim mafioz, ndërsa theksoi se zgjidhje shumë problemeve do u japin 5 prioritetet e partisë së saj. Ajo tha se PL-ja ka një plan të qartë për të rikthyer Shqipërinë te shqiptarët.

“PL ka një plan të qartë se si mund ta rikthejmë Shqipërinë, shqiptarëve. Kjo qeveri e korruptuar i ka bërë të këqija vendit. Janë 5 prioritete të PL-së, të cilat janë të panegociueshme.
 
Ato do të zbatohen sapo ne të jemi në qeverisje nesër. Nëse flasim për të ardhmen, duhet të flasim për edukimin, për shkollat. Politikat e dështuara pa vizion e kanë sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë. Nuk përgatisim dot mësues, se nuk kemi kapital njerëzor. Ndaj rritja e pagave për pedagogët, që ishin qesharake, nuk ka zgjidhur asnjë problem.”, tha ajo./BalkanWeb