Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fituesit e ciklit të parë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste.
Në një ceremoni mirëseardhje, Kryeministri Rama u takua me djemtë dhe vajzat që u shpallën fitues, pas një procesi ku aplikuan në total 225 djem dhe 172 vajza.
Në fazën e dytë të Akademisë Politike të PS-së kaluan 100 aplikantë të cilët zhvilluan intervistat.
Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj.
Në kuadrin e rienergjizimit të partisë të rinjtë e regjistruar në këtë akademi do të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë./ata