Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një interpelancë në Kuvend mbi situatën e kriminalitetit në vend, solli në vëmendje statistika konkrete që sipas tij, dëshmojnë hapat që janë bërë në fushën e rendit dhe sigurisë.
Në përgjigje të interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, Balla u ndal fillimisht te certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë si një destinacion europian i sigurisë publike.
Sipas tij, “imazhi i vendit është pastruar një herë e mirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare”.
“Balla tha se turistët e huaj e vlerësojnë Shqipërinë si një destinacion të sigurt turistik.
“E kemi mbyllur vitin 2023 me zero incidente fatale kriminale për turistët e huaj. Na duhet të bëjmë gjithçka që këtë arritje të madhe ta rikonfirmojmë edhe gjatë 2024, pavarësisht sfidës së pasjes së një numri më të lartë vizitorësh se 2023”, tha ministri.
Po ashtu, Balla theksoi se në 1 korrik do të garantohet një rritje e fortë e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritete kryesore./ata