Për të dytin muaj, treguesi i ndjesisë ekonomike për sektorin e ndërtimit ka shënuar një stanjacion, duke pësuar rënie të lehtë me 0.7%.
Në raportin e Bankës së Shqipërisë thuhet se ndikim ka pasur ulja e numrit të kontratave. Megjithatë, shtohet se pritjet për këtë sektor janë për rritje të punësimit dhe të ccmimeve në shitje.
Në prill raportohet përmirësimi i treguesit të besimit për të gjithë sektorët e tjerë, përfshirë industrinë, shërbimet, etj., duke u rritur me 6.6 për qind.
Sipas të dhënave të raportit, në 4 muajt e parë të këtij viti aktiviteti i subjekteve që ofrojnë shërbime shënon një rritje të fortë, duke ndikuar në uljen e papunësisë.
Për sektorin e tregtisë ai njohu rritjen më të lartë gjatë këtyre muajve me 9.3 %, e mbështetur nga nënshkrimi i kontratave.
Për sektorin e industrisë, numri i kontratave porositëse dhe prodhimi aktual duket se ka rritur me 3.5%. Ndërkohë, i njëjti nivel pozitiv shihet edhe në sektorin e konsumit./OraNews