Aktiviteti i bizneseve në vendin tonë rezulton me një rritje për sa i takon numrit të bizneseve të regjistruara në raport me ato të çregjistruara.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha sot në fjalën e mbajtur në Kuvend se, “gjatë vitit 2023, në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 16 835 biznese dhe janë çregjistruar 3 329 të tilla”.
Sipas tij, numri i regjistrimit të bizneseve ka qenë më i lartë se numri i çregjistrimeve.
“Me bazë vjetore rezulton një diferencë pozitive e numrit të regjistrime prej 13 506 biznese të reja”, u shpreh ai.
Ministri theksoi se trendi pozitiv i këtij raporti ka vijuar edhe gjatë këtij fillimviti.
“Referuar statistikave të QKB-së, për periudhën janar – mars 2024, janë regjistruar 4 785 biznese dhe janë çregjistruar 855. Ndërkohë që janë regjistruar 3 930 sipërmarrje të reja fizike, juridike”, tha ministri.
Gonxhja informoi se në total, për periudhën 15-mujore (janar 2023 – mars 2024), rezulton se janë regjistruar 17 436 biznese të reja, në sistemin e tatim taksave./ata