Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar Sadiq Khan për fitoren e mandatit të e tretë si kryetar i Londrës.

“Fitoi shpresa mbi frikën”, shkruan Veliaj në mesazhit e tij të urimit përmes një postimi në X.

Dy ditë para zgjedhjeve Veliaj u bëri thirrje shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova me banim në Londër, që të votonin për rizgjedhjen e Sadiq Khan.

Veliaj theksoi se “vota për Sadiq Khan është edhe një moment për të shkruar historinë moderne të Europës”.

Në garën përballë kandidates konservatore Susan Hall, Khan fitoi me 61.2% të votave këtë të shtunë./ata