Shqipëria është në bisedime me një shtet të huaj për të marrë 30-40 mijë punonjës të kualifikuar.
Lajmi është bërë i ditur për Report Tv, Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonimisë, por emri i shtetit nuk është mësuar.
'Jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar që përfshin industrine e veshjeve dhe industrinë e turizmit. Ne do punojmë që të plotësojmë kërkesat e biznesit për punonjës të kualifikuar.'- tha Gega.
Burime për Report Tv mësojnë se bëhet fjalë për 30-40 mijë punonjës që do të punësohen në sektorin e fasonerisë dhe në atë të turizmit.
Aktualisht janë mbyllur diskutimet në institucionet vendase, të gjitha sugjerimet i janë dërguar shtetit në fjalë nga ministria e jashtme përmes trupës diplomatike. Në muajin qershor pritet miratimi i marrëveshjes nga vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet të marrin komentet nga shteti përkatës.
Nga këta 15 mijë punëtorë pritet të punësohen në fasoneri. Shteti në fjalë është një vend nga i cili Shqipëria nuk ka shërbyer si tranzit./Shqiptarja