Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Norvegjisë, gjeneral Eirik Kristoffersen.
Gjatë takimit Peleshi dhe Kristoffersen shkëmbyen pikëpamjet në lidhje me sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Peleshi u shpreh se “ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe forcimit të lidhjeve të sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit global për sigurinë dhe mbrojtjen”./ata