vBerat Gjimshiti, mbrojtës i Atalantës, humbi mundësinë e parë për të fituar trofe në këtë fund sezoni, por paraqitja e tij në finalen e Kupës së Italisë, kundër Juventusit, ishte e një niveli të lartë.
“Sofascore”, një sajt i specializuar në analizimin e statistikave të futbollistëve, e ka vlerëuar futbollistin shqiptar me notën 7.4.
Në radhët e Atalantës, vetëm holandezi Marten de Roon (7.6) ka marrë notë më të lartë se Gjimshiti.
Ndërkohë, në radhët e Juves më të vlerësuarit ishin dy lojtarë të mbrojtjes: Danilo me 8.2 dhe Bremer me 7.9./OraNews