Ambasada Gjermane ka hapur konferencën e tretë rajonale për parandalimin e mbetjeve detare në Adriatik
Përmes një projekti rajonal me të njëjtin emër, GIZ Albania prej dy vjetësh bashkon rregullisht katër vendet e rajonit Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën për të gjetur strategji të përbashkëta për të luftuar mbetjet plastike.
Ambasada gjermane thekson se, nëpërmjet lumenjve të shumtë dhe ndërkufitar, plehrat përfundojnë më pas në det, duke prishur plazhet dhe duke ndotur përgjithmonë mjedisin.
Për të shmangur këtë, masat nga politika dhe sektori privat duhet të bashkëpunojnë ngushtë: vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet peizazhi jashtëzakonisht i bukur dhe ekosistemet unike, bën të ditur ambasada gjermane./ata