Një fadromë e Bashkisë Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka qenë vëtë bashkia që ka publikuar lajmin si dhe videon e mjetit të djegur në rrjetin social “Facebook”.

 

Bashkia bën me dije se persona të paidentifikuar kanë djegur fadromën që shërbente për pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit segmenti Kir – Mal i Shoshit, ndërsa shton se autoritetet ligjzbaturse duhet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

 

“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente “Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”-njofton Bashkia.