Futbollisti kroat Luka Modric i Real Madridit dhuroi fanellën e Kombëtares së Kroacisë për qytetarët e prekur nga tërmetet në Türkiyen jugore.

 

Modric dërgoi në ambasadën turke në Zagreb fanellën me numrin 10, të cilën e veshi në ndeshjen e parë ndërmjet Kroacisë dhe Marokut në Kupën e Botës FIFA 2022 të mbajtur në Katar.

 

Ambasadori i Türkiyes në Zagreb, Yavuz Selim Kıran, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha: "Faleminderit, Modric! Lojtari i Real Madridit dhe i Kombëtares Kroate, Luka Modric, fanellën që ka veshur kundër Marokut në ndeshjen e parë të grupeve të Kupës së Botës Katar 2022 e dhuroi në Ambasadën tonë që të ardhurat të shkojnë për viktimat e tërmetit".

 

Në video-mesazhin e tij, Luka Modric tha: “Qëndroni të fortë, ne jemi me ju dhe po lutemi për ju”./AA