Kombëtarja shqiptare e futbollit ashtu sic ishte parashikuar në agjendë është nisur ditën e sotme për në Austri, ku do të akomodohet për disa dhe ku do të zhvillojë dy miqësore para ndeshjes së parë në Euro 2024 me Italinë.

Prej pak ditës, yjet “kuqezi” janë  grumbulluar në “Shtëpinë e Futbollit”, por grupi është ende i paplotë, me kapiten Gjimshitin, Abrashin e Seferin që luajnë ndeshjet e fundit me skuadrat e tyre sot edhe nesër, për t’ua bashkuar skuadrës më pas në Austri.

 

Miqësoren e parë, “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë më 3 qershor, përballë Luihtenshtenj, një ekip  me të cilin jemi përballur 3 herë më parë dhe i kemi fituar të treja ndeshjet.

Më  pas më 7 qershor do të përballemi edhe me Azerbajxhanin.

Kujtojmë që tekniku Sylvinho bëri publike listën më 27 maj, në të cilën kishte jo pak surpriza, pasi jashtë saj ishin lënë, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni e Kejdi Bari.

Një ditë pas publikimit të listës, veterani Cikalleshi njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar, pas gati një dekade./GazetaShqiptare