Projekti Ekipet Sportive në Shkolla ka mbyllur me sukses fazën finale, të ndeshjeve të basketbollit për vajza dhe djem, të shkollave të mesme në të gjithë vendin.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njoftoi sot se, në finalen e madhe që do të luhet më 25 maj, do të përballen vajzat e shkollës së mesme “Hasan Tasin” nga qyteti i Sarandës që përfaqëson Qarkun e Vlorës, përballë vajzave të shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

Në finalen e djemve përballë do të jenë djemtë e shkollës së mesme “Hasan Tasin” nga Qarku i Vlorës dhe djemtë e shkollës së mesme “Sami Frashëri” të Qarkut të Tiranës./ata