Elbasani u përfshi me tingujt e ngjarjeve të mëdha për të nderuar 115-vjetorin e Bandës Frymore “Afërdita”.

Në qendër të qytetit u mbajt një paradë, që u ndoq nga qindra qytetarë elbasanas dhe vizitorë nga i gjithë vendi.

Parada e Bandave Frymore të vendit bashkë me tingujt e bukur të orkestrave të ftuara nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Berat, Mali i Zi, dhe Shkodër, sollën një atmosferë festive mbresëlënëse nëpër rrugët e Elbasanit.

Një moment i veçantë iu kushtua nderimit me titullin “Mirënjohja e qytetit” për  Emin Palluqin, drejtues i Bandës Frymore “Afërdita”./Shqiptarja