Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur mbi kriminalitetin në vendin tonë, duke theksuar se mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën.

Ai ishte i ftuar ditën e sotme në podkastin “Çështja është” te News 24, ku dhe tregoi përshtypjet e tij për botën e krimit në Shqipëri.

Sipas tij, në Itali mafia identifikohej shpesh si një person që kishte lidhje me shtetin, magjistrat, polic apo dhe gazetar, por të gjithë këta janë vrarë.

Për Marcellin problemi qëndron tek fakti se mafia në Shqipëri nuk luftohet.

 

Gazetari italian thekson se vendi ynë duhet të ndryshojë patjetër teknikat e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Stefano MarcelliQë të jemi të qartë problemi quhet mafie, dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori pranie mafioze shumë të madhe dhe te rradikuar me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri.

Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë.

Shoh që luftohet shumë pak.

Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia./GazetaShqiptare