Presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte një “mik i vërtetë” i Rusisë dhe ishte i admiruar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në një mesazh, pas konfirmimit të vdekjes së Raisi në një aksident me helikopter një ditë më parë.
“Raisi ishte shumë i respektuar nga bashkatdhetarët e tij dhe gëzonte prestigj të madh jashtë vendit”, tha Putin në një mesazh ngushëllimi drejtuar liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei.
“Si një mik i vërtetë i Rusisë, ai dha një kontribut të paçmuar personal në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve tona dhe bëri përpjekje të mëdha për t’i ngritur ato në nivelin e partneritetit strategjik”, tha presidenti rus.
Lidhjet midis Teheranit dhe Moskës kanë qenë tradicionalisht të ngushta, ndërsa Putini e ka konsideruar Iranin si një partner kyç në ambicien e tij për të arritur një rend të ri botëror që është i lirë nga dominimi i SHBA-së./ata