c

 

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Pas një shkëputjeje të gjatë, liqenit të Shkodrës i janë rikthyer anijet turistike, duke tërhequr menjë herë qytetarë e vizitorë të shumtë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga lundrimet turistike në Liqenin e Shkodrës.

“Anijet e para turistike në Shkodër”, shkroi kryeministri Rama.

Vetë qytetarët e Shkodrës si dhe turistët e shumtë, tashmë mund të shijojnë një peizazh mbresëlënës nga liqeni më i madh i Ballkanit.

Qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë mundësuar dy anijet e para turistike, Buna dhe Drini, me kapacitet prej 33 vendesh secila, që do të shërbejnë për lundrimin në liqen. Paralelisht po punohet me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna./ata